Një i vdekur dhe një i plagosur në Mitrovicë
Pëlqej
UPDATE - Dy persona janë plagosur rëndë kur ndaj tyre, rreth orës 20:50, është shtënë në kafe bar "Tajm" në Leshak, ka deklaruar komandanti i policisë rajonale për veri të Kosovës, Zeljko Bojic, duke shtuar se i dyshuari është arrestuar pak pas orës 23, ndërsa si pjesë e këtij operacioni janë arrestuar pesë persona.

Nga lëndimet e shkaktuara gjatë sulmit, M. Vulovic (29) ka ndërruar jetë, derisa vëllai i tij 30 vjeçar është dërguar në spital.

Vrasja ka ndodhur nga armë zjarrit ndërsa policia akoma nuk ka dhënë informacione për motivet e kësaj vrasje.

Sipas drejtorit të Qendrës Mjekësore në Mitrovicë të veriut, Milan Ivanoviq, i riu që ndërroi jetë ishte plagosur në stomak, ndërsa nga gjakderdhja kishte humbur jetën.

Tjetri i ri është qëlluar në gjoks, mirëpo aktualisht është jashtë rrezikut për jetë. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 01:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori