Një grua kosovare në ISIS, i ngritet aktakuzë në Prishtinë
Prokuroria Speciale e RepublikësKosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës –Departamenti special, kundër N.H., për shkak se ka kryer veprën penale: "Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territoritRepublikësKosovës".

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura N.H., me dashje, që nga 26.09.2014, kishte kaluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, në drejtim të shtetit të Maqedonisë për në Turqi dhe më pas kishte përfunduar për në Siri, në zonën e konfliktit Siri-Irak me qëllim që t’u bashkohej grupeve terroriste ISIS dhe Al Nusra.

Me këto veprime e pandehura N.H., ka kryer veprën penale, "Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territoritRepublikësKosovës" nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit (Ligji nr.05/L-002) dhe "Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist" nga neni 143 paragrafi 2 i KPK.
Shtuar më 26/09/2019, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori