Një grua, Fuad Ramiqit: Ju nxisni të rinjtë të shkojnë në Siri
Pëlqej
Fuad Ramiqi
Protesta e Lëvizjes "Bshkohu" - LISBA u zhvillua sot ashtu siç edhe ishte paralajmëruar.

Ka qenë një grua krejt rastësore, ajo që ka hedhur akuza kundrejt partisë së Fuad Ramiqit, duke thënë se ai është person që nxit të rinjtë kosovarë të shkojnë në Siri dhe në të tjera luftëra të botës.

"Unë kam një vëlla që ka ikur të luftojë në Siri. Unë tani e dy ditë kam ardhur nga Suedia në Kosovë dhe kam filluar të kërkoj fakte për fatin e vëllait. As mesazhin s’po dihet kush e ka dërguar. Ne kemi dëgjuar se të gjithë ata njerëz janë zhdukur dhe s’ka asnjë gjurmë për ta. Nxitës se përse të rinjtë ikin në Siri është edhe Fuad Ramiqi", ka thënë gruaja./albeu.com/

Shtuar më 01/08/2014, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori