Një Gjilan i tërë i jep lamtumirën maturantit Blend Selmani
Blend Selmani sapo kishte nisur vitin e fundit të gjimnazit natyror në Gjilan.

Si rëndomë nëpër shkollat e Kosovës, bëhen ekskursione dhe gjimnazi ku mësonte Blendi e kishte organizuar një të tillë në Durrës.

Në ditën e tretë të këtij ekskursioni ndodh edhe tragjedia për Blendin.

Nxënësi ra nga kati i pestë i hotelit ku ishin vendosur nxënësit e tjerë dhe vdiq në mënyrë të menjëhershme.

Këtë të enjte, trupi i pajetë i Blendi Selmanit është varrosur në varrezat e qytetit në Gjilan e në varrimin e tij ka marrë pjesë një qytet i tërë.

Emri i tij në regjistrat e shkollës nuk do jetë më dhe me vete mund të ketë marrë një sërë ëndrrash djaloshare. /albeuc.om/
Shtuar më 02/10/2014, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori