Një drejtor policie sulmon fizikisht Agron Mustafën
Drejtori i Valës, Agron Mustafa, ka thënë sot është sulmuar nga dy zyrtarë të Policisë së Kosovës. Ka thënë se njëri është Nazim Sahiti, drejtor i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës.

Mustafa ka thënë për Express se personi i dytë është një polic tjetër i njohur si “Tarkani”.

“Nuk e di. Nuk po kuptoj pse ka ndodhur ky sulm”, ka thënë Mustafa.

Nazim Sahiti është drejtor në Policinë e Kosovës. I njëjti kishte dështuar ta kalonte verifikimin e bërë nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës.

Kohëve të fundit ka pasur disa shkrime në të cilat Nazim Sahiti portretohet si personi më me ndikim në Policinë e Kosovës.


Shtuar më 30/12/2017, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori