Një ditë pas nisjes së qarkullimit të makinave, përmirësohet cilësia e ajrit
Pëlqej
Cilësia e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë dukshëm me mirë krahasuar me javë më parë, kur kryeqyteti i Kosovës bënte pjesë në qytetet me cilësinë e ajirt më të ndotur në botë.

Nga matja e fundit që është bërë në orën 20:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, gjendja e ajrit thuhet të jetë normalizuar.

Javën e kaluar Prishtina ka qenë qyteti me cilësinë e ajrit më të ndotur në botë.

Komuna e Prishtinës së bashku me Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor, kishin marrë një vendim që askush të mos shiste thëngjill si dhe të ndalohet qarkullimi i veturave në qendër të Prishtinës.

Pas dy ditëve është kthyer në gjendje normale qarkullimi i veturave në qendër të Prishtinës. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2018, ora 21:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori