Një ditë pas demarkacionit, Haradinaj flet se kur mund të hiqen vizat
Pëlqej
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka komentuar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka ushtruar të drejtën e vet që të vendosë në një temë. Disa ligje janë që kërkojnë vetëm shumicën e atyre që janë prezentë, disa ligje kërkojnë votën e 2/3 se janë të nivelit të marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.

“Kosova ka miratuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Me këtë ligj, Kosova ka përfshirë raportin e Komisionit Shtetëror i njohur ndryshe si Komisioni Bulliqi, po ashtu edhe deklaratën e dy presidentëve që krijon mundësi për korrigjim, atje ku ka pasë vërejtje”, është shprehur ai.

“Është respektuar e drejta në vendimmarrje, është perspektivë për Kosovën. Qytetarët e Kosovës janë një hap më afër të drejtës për me lëvizë lirshëm por besoj se edhe e drejta në territor është ruajtur”, ka thënë i pari i ekzekutivit në një forum të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në “Javën e Gruas”. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2018, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori