Një ditë para balotazhit, Arban Abrashi bëhet baba për herë të dytë
Pëlqej
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi sot është bërë baba për herën e dytë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Abrashi në një postim në llogarinë etij në Facebook.

“Dua të ndajë me Ju një moment të rëndësishëm për familjen time. U bëra babë për herë të dytë!U gëzuam shumë me ardhjen në jetë të djalit tonë të dytë. Edhe Labja edhe Bebi janë mirë. Qofshin mirë dhe u gëzofshin të gjitha familjet tuaja. Ju faleminderit, të gjithëve për mesazhet!”, ka shkruar Abrashifacebook.

Ditën e nesërme, Abrashi do të ballafaqohet me Shpend Ahmetin në balotazhin për Prishtinën. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2017, ora 19:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori