Një ditë Kosova do të jetë pjesë e OKB-së
Integrimi i shtetit të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare është një proces i pandalshëm. Kështu është shprehur në një intervistë për të përditshmen turke “Today’s Zaman”, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. Sipas tij Hoxhaj ka thënë se shtrirja gjeografike e njohjeve të Kosovës është globale dhe se Republika e Kosovës do të ekzistojë gjithnjë si shtet i pavarur.

Republika e Kosovës është një fakt i cili po pranohet çdo ditë e më shumë jo vetëm nga Serbia por edhe nga shtetet e tjera të botës, andaj nuk ka asnjë arsye që shtyhet njohja e plotë e Kosovës”, ka thënë kryediplomati kosovar.


Ai ka theksuar se anëtarësimi në Kombet e Bashkuara do të arrihet hap pas hapi, duke shtuar se nuk ka asnjë dilemë se një ditë Republika e Kosovës do të jetë pjesë e OKB-së. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2013, ora 15:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori