Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e
Kosovës i është shtuar edhe një deputete, duke e rritur fuqinë e kësaj partie në 12 deputetë.
Deputetja e Kuvendit të
Kosovës,
Emilija Rexhepi, është bërë pjesë e AAK-së.
Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook.
"
Emilija Rexhepi i bashkohet GP të AAK.
Emilija Rexhepi, njëra prej deputeteve më të përgjegjshme të Kuvendit të
Kosovës, prej sot i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së!”, ka shkruar Nitaj.
Shtuar më 28/05/2018,
ora 13:54