Një autobus shkel për vdekje udhëtarin
Pëlqej
Policia e Kosovës ka raportuar se dje pasdite në fshatin Milloshevë, në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, ka ndodhur një aksident me pasojë fatale, pasi që ka humbur jetën një person.

Sipas njoftimit policor, autobusi ka shkelur për vdekje një person mashkull, i cili u dërgua për në urgjencën e Obiliqit, por pa shenja jete.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar shoferi dhe konduktori të dërgohen në mbajtje, kurse trupi i pajetë të dërgohet në autopsi. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori