Një 16 vjeçar vret një vajzë vetëm 10 vjeç
Pëlqej
Pakujdesia e një 16-vjeçari në timon ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë në Viti.

Mësohet se djaloshi ka shtypur me makinë një vajzë 10-vjeçare dhe ka lënduar rëndë motrën e saj binjake.

Nga plagët e marra, njëra vdiq, ndërsa motra tjetër është shtrirë në repartin e kujdesit intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Bëhet me dije se shkatari i kësaj tragjedie është kushëriri i vajzave, i cili është vënë menjëherë në paraburgim.

Lajmin për mbajtjen e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje, dhe sot ka dalë para gjykatës. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori