Nitaj: Rezultati tregoi se AAK është parti e qendrueshme
Muharrem Nitaj i AAK-së është i bindur se rezultati i zgjedhjeve lokale ka dëshmuar se partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj është e qëndrueshme.

Megjithatë, përmes një postimi në Facebook ai thotë se duhet punuar më shumë në disa komuna.

Shkrimi i plotë i Nitajt në Facebook:

Rezultati për AAK-në në zgjedhjet komunale dëshmon se AAK është një parti e qëndrueshme, e cila nuk është aksidentalisht në skenen politike të Kosovës.

Rezultatet e mira për te në disa komuna, siç janë Gjakova, Suhareka, Rahoveci, Decani, Obiliqi, Istogu, Juniku, Peja dhe në ndonjë komunë tjetër që rikthehet në orbitën e hises politike, siç është Prizreni apo Klina psh, janë tregues serioz se AAK, tashmë është pjesë e rëndësishme e hartës politike të Kosovës!

Ajo që duhet riparuar me urgjencë është pamundësia për të prodhuar një rezultat të kënaqshëm për AAK-në, në disa komuna. Madje në ndonjërën prej tyre rezultati është krejtësisht e papërfillshem.

Nëse AAK mund të ketë rezultat të shkëlqyer në të gjitha ato komuna që i përmenda, ska pse të mos ketë edhe në Mitrovicë, Podujevë apo ne Prishtinë psh!

MN
Shtuar më 23/10/2017, ora 00:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori