Nitaj: Jam humbës i kësaj beteje zgjedhore
Anëtari i AAK-së dhe kandidati për deputet nga kjo parti, Muharrem Nitaj ka treguar se nuk ka mundur të sigurojë votat e mjaftueshme për tu bërë deputet.

“Sot, më në fund dhe të çertifikuara, i kam marrë rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Vota për mua ka qenë shumë e madhe, por e pamjaftueshme që unë të mbërrijë të jem përfaqësues i juaj në Kuvendin e Kosovës.

Të gjithë juve që më votuat, e që sipas KQZ-së qenkeni 8982, ju falëndëroj nga zemra! E çmoj tej mase besimin e dhënë.

Më duhet të them se, pavarësisht se unë nuk i besoj këtij sistemi zgjedhor, fajtori i vetëm pse unë nuk arrita të hyjë në Kuvend, prap jam vet.

Ani se shumë po më thonë se unë qenkam fitues, vet vlerësoj se unë jam humbës i kësaj beteje zgjedhore. Me gjasë kjo nuk ishte kohë imja! Ndoshta vjen noj “dever tjetër”, thuhet në postimin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2017, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori