Nitaj emërohet ministër në detyrë
Muharrem Nitaj i AAK-së është emëruar sot ministër në vend të Blerim Kucit që dha sot dorëheqje nga pozita e Ministrit të Ekonomisë.

Ky vendim është marrë pak orë pasi që Kuci ka njoftuar sot se e ka dorëzuar dorëheqjen te kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Kuçi ka thënë sot se vetë ka kërkuar që të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve në fushatën parazgjedhore shkruan ekspress.

“Unë vetë kam kërkuar të lirohem nga detyra, pasi nuk mundem në një Ministri kaq të rëndësishme të kryejë detyrat e mia si ministër dhe të angazhohem në fushatë”, ka thënë ai.

Ai më tutje ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet, por do të jetë pjesë e Shtabit Zgjedhor.

Shtuar më 13/01/2021, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori