E kanë fshehur gjithë kohës, mbretëresha Elizabeth dhe Kate vuajnë të dyja nga ky problem shëndetësor

Edhe pse mbretëresha Elizabeth gëzon shëndet të plotë dhe vijon të drejtojë monarkinë në moshën 96-vjeçare, natyra dhe ligjet e jetës nuk ‘’kursejnë’’ askënd dhe do të duhet t’i lërë vendin një tjetër mbretëreshe në familje. Në qoftë se i referohem renditjes së pretendentëve për të zëvendësuar mbretëreshën, më i afërti në fron është princi Charles, mirëpo për shkak të moshës është William ai që do të marrë gjithë detyrat e gjyshes së tij. Dhe sigurisht që në krah të tij qëndron Kate, e cila me shumë gjasë do të trashëgojë po ashtu për shumë kohë fronin.

Ndërsa dukesha e Cambridge përgatitet për të qenë një monarke dinjitoze dhe zëvendësojë paraardhësen e saj, duket se rastësia ka bërë që si ajo dhe mbretëresha Elizabeth përveç lidhjeve familjare, të ndajnë edhe një sëmundje të përbashkët.

Sipas tabloideve britanike, mamaja e tre fëmijëve dhe numri një i familjes mbretërore vuajnë nga kinetoza. Po çfarë është sëmundja në fjalë? Kinetoza është një çrregullim neurologjik i cili shfaqet sa herë që udhëton me makinë, tren, avion ose mjete të tjera të transportit. Shoqërohet me të vjella, dhimbje koke, rritje të presionit të gjakut, djersitje e pakontrolluar dhe këputje të përgjithshme. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një sëmundje të pashërueshme, por është një shqetësim i cili ka ndikuar ndjeshëm si në jetën e Elizabeth-ës dhe atë të Kate.