STUDIM/ Njerëzit që gërhasin ka gjasa të vuajnë nga kjo sëmundje

Sipas një studimi të ri, njerëzit që gërhasin mund të kenë një rrezik të shtuar për kancer.

“Apnea obstructive” e gjumit është një çrregullim i gjumit që prek miliona amerikanë çdo vit; duke u paraqitur si gërhitje me zë të lartë, gulçim dhe përgjumje gjatë ditës, shkroi NYP të martën.

Simptomat janë për shkak të një bllokimi të rrugëve të frymëmarrjes të njerëzve kur flenë, duke rezultuar në ndalimin e frymëmarrjes gjatë gjithë natës. Edhe pse e bezdisshme për ata që e vuajnë – dhe për ata që ndajnë hapësirat e jetesës, studiuesit mendojnë se mund të jetë një tregues i kancerit.