Nisma nuk e pranon ftesën e Mustafës për t’iu bashkuar LDK-së
Ftesën e Isa Mustafës për ta lënë të vetme Partinë Demokratike, duke u kërkuar partnerëve të tjerë të PAN-it t’i bashkohen, nuk po pranon Nisma.

Kryeministri në largim Isa Mustafa, pas prishjes së koalicionit me PDK-në më të cilën udhëhoqi vendin për dy vjet e gjysmë dhe tani i ka vendosur vija të kuqe, dje ka kërkuar dialog të brendshëm me Vetëvendosjen, AAK-në e Nismën për të formuar qeverinë.

Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se nuk ekziston asnjë mundësi e bashkimit të Nismës me LAA-në.

Mirëpo, për të bërë qeveri stabile, Berisha fton LAA-në t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma.

"Nuk ekziston mundësia me u bashku me LAA-në. Ne e kemi kandidatin tonë Ramush Haradinaj për kryeministër dhe e kisha ftuar Isa Mustafën që t’iu bashkëngjitet PDK-AAK-Nisma për të bërë qeveri stabile në interes të Kosovës", ka thënë Berisha, shkruan Lajmi.net.

Kujtojmë se Zafir Berisha është rizgjedhur sërish deputet në Kuvendin e Kosovës, pra ai ka siguruar në zgjedhjet e 11 qershorit plot 12,276 vota.
Shtuar më 30/06/2017, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori