NISMA: Në Prizren po u bëhet trysni qytetarëve nga militantët e subjekteve politike
NISMA – DEGA Prizren kërkon nga organet e rendit dhe nga organizatori i zgjedhjeve që të mbahet rendi në objektet shkollore ku votohet, sepse qytetarëve po u bëhet trysni nga militantet e subjekteve të ndryshme dhe menaxherave të shkollave, duke pamundësuar kështu zhvillimin normal të procesit zgjedhor.

Raste të tilla kemi në qendrat e votimit 2004A .Motrat Qiriazi (Kurilla), 2006A, Fadil Hisari, (Tusuzi), në 2029A në shkollën fillore Luigj Gurakuqi në (Nashec), 2042A SHFM. 11 . marsi,(Teknika) 2026A në Hoqë të Qytetit.

Akoma më shqetësuese është fakti se në shkollën fillore Mati Logoreci është kapur komisioneri i PDK-së, duke tentuar të nxjerrë fletvotimin e zbrazet jashtë, për ta dëmtuar procesin demokratik te zgjedhjeve me fenomenin siç njifet si “treni bullgar”.

Ftojmë edhe njëherë organet përgjegjëse që marrin masa shtesë, në mënyrë që të ruhet procesi zgjedhor.
Shtuar më 22/10/2017, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori