Nesër në orën katër do të mbahet seancë për ratifikimin e
Demarkacionit me
Malin e Zi, mirëpo ende nuk dihet se a janë siguruar të gjitha votat që ky ligj të kalojë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilall
Sherifi ka thënë për Insajderin se deputetët e Nismës do ta votojnë
ligjin për demarkacionin ashtu siç do të vijë në Kuvend.
“Jemi në rregull të gjashtë deputetët e votojnë
ligjin e
Demarkacionit, kuptohet
ligjin e ri i cili përfshin edhe raportin e komisionit të Shpejtim Bulliqit, pra
ligjin që është arrit pas marrëveshjes me LDK, AAK, NSIMA. Ne e votojmë
ligjin ashtu siç vjen në Parlament”, ka thënë
Sherifi.
Nesër do të jetë tentativa e katërt për kalimin e
Demarkacionit me
Malin e Zi, duke pas parasysh tri seancat paraprake të cilat janë ndërprerë në mungesë të votave
Shtuar më 19/03/2018,
ora 14:47