NISMA: Largimet nga këto degë janë lëvizje të individëve
NISMA për Kosovën, nëpërmjet një reagimi ka thënë se kjo parti nuk është shuar as në Viti, as në Ferizaj dhe as në Drenas.

Sipas kësaj partie largimet nga këto degë janë lëvizje të individëve në kuadër të rirreshtimeve që janë duke ndodhur në skenën politike të Kosovës.

“Procesi i zgjedhjeve të brendshme i cili do të kulmojë me mbajtjen e Kongresit të I-rë Zgjedhor më 25 qershor 2016, do ta nxjerr Nismën edhe më të fortë”, thuhet në reagimin e NISMA-s. /Albeu.com/
Shtuar më 01/05/2016, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori