Drejtoresha e Bashkisë së Tiranës më shumë se 30 minuta në SPAK

Një zyrtare e Bashkisë së Tiranës është paraqitur sot në SPAK.

Bëhet fjalë për Drejtoreshën e Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës Frida Pashako.

Ajo është paraqitur në SPAK pasi mësohet se do të pyetet për një çështje nën hetim.