Nisma dhe VV zbulojnë dy skandale të mëdha?!
Nisma për Kosovën ka lajmëruar se nesër do të zhvillojë një konferencë për media, duke zbuluar se tema që do të flitet ka “skandalin e Kuvendit të Kosovës në lidhje me shkeljet ligjore në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë”.

“Në këtë skandal janë të përfshirë: Ministria e Financave, Kuvendi, kryetari i Kuvendit, Administrata e Kuvendit dhe Presidenca. Nisma për Kosovën ka bërë gati të gjitha dëshmitë që do tu përcillen medieve të interesuara”, thuhet në thirrjen e këtij subjekti politik. Konferenca do të mbahet nesër (e shtunë, 12 mars 2016), në orën 14:00, në selinë qendrore të Nisma për Kosovën, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë nga ana tjetër, në të njëjtën ditë e në të njëjtën orë, Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një tjetër konferencë për media, po ashtu për një skandal.

“Nesër, 12 mars, e shtunë ora 14:00 Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në lidhje me skandalin me njehsorëve elektronikë”, shkruhet në njoftimin e VV-së./Albeu.com/
Shtuar më 11/03/2016, ora 21:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori