NISMA dhe AKR dorëzojnë koalicionin në KQZ
Po hymë në orët e fundit të mbylljes së afatit për krijimin e koalicioneve parazgjedhore të 6 tetorit.

Këshilli Qëndror Zgjedhor sot ka raportuar se ende nuk kanë pranuar asnjë koalicion, shkruan lajmi.net.

Mirëpo lajmi.net nga burimet e veta mëson se koalicioni Nisma për Kosovën, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë kanë dërguar zyrtarisht para pak çastesh koalicionin në KQZ.

Ky është koalicioni i parë që dorëzohet në KQZ, derisa koalicioni tjetër mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokratke ende nuk e kanë bërë të njëjtën.

Deri më tani koalicion tjetër i dorëzuar në KQZ është edhe ai Vakat. Ky koalicion është deklaruar nga 3 Parti Politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka.
Shtuar më 30/08/2019, ora 20:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori