NISMA akuza të rënda ndaj kryetarit nga radhët e PDK-së
Edhe pse në qeveri janë sëbashku duket se në zgjedhjet lokale NISMA për Kosovën vazhdon të jetë kundërshtar i Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan albeu.com.

Nisma në Prizren, akuzon Kryetarin e Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Ramadan Mujën, se ka nënshkruar kontrata të dyshimta milionëshe.

Reagimi i plotë i Nismës

Te dhënat publike se qeveria e të denuarit per krim dhe korrupcion Ramadan Muja, se në 3.200 raste është e paditur nga qytetar dhe subjekte të cilave i është bërë padrejtësi, vërteton të dhënat dhe faktet tona, të thëna për disa vite rresht, se qeverisjes së klanit “Pronto” Prizreni do t’ia sheh sherrin edhe për 50 vite të ardhshme.

Humbja edhe e vetëm një kontesti, shpeshherë edhe me qëllim, mund ti kushtoj buxhetit të komunes me miliona euro, prandaj ftesa jonë është që organet e drejtësisë të mirren me këtë pushtet të kriminalizuar, ndërsa qytetaret ti denojnë me voten e tyre me 22. Tetor.
Qeveria në ikje e klanit “Pronto” në Prizren, nga dje ka filluar të lidh kontrata milionëshe me operatorët ekonomik të cilët janë të lidhur me parapolitiken e partisë në pushtet, të cilët janë të vetëdijshem se i kanë ditët e numëruara, prandaj bëjnë edhe kontrata trevjeqare me qëllim që edhe qeverisja e re pas zgjedhjeve të 22. Tetorit, të ketë suksesin e pritur nga qytetarët.

Për shkak të infektimit nga sëmundja e tenderomanisë, Prizreni vazhdon e te mbetet si qytet i vetëm në Kosovë i cili nuk ka tabela emërtuese për rrugët dhe sheshet, si dhe shenjëzimin horizontal të trafikut, për arsye sepse për katër herë rresht me ndihmen edhe të OSHP-së, nuk mund ta favorizojnë operatorin ekonomik që është i lidhur me krimin e organizuar.
Shtuar më 19/09/2017, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori