Nisin punën 4 gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Apelit
Gjykatën e Apelit, sot kanë filluar punë katër gjyqtarë të rinj.

Rrustem Thaçi vjen nga Gjykata Themelore në Pejë, ndërsa Zenel Leku, Nora Bllaca-Dula dhe Frosina Sylejmani, nga Gjykata Themelore në Prishtinë.


Në ditën e parë të punës, gjyqtarët i ka pritur kryetari i gjykatës Hasan Shala, i cili u ka uruar mirëseardhje duke iu ofruar po ashtu mbështetje në detyrën e re.

Të katër gjyqtarët e rinj do të angazhohen në divizionin civil të Departamentit të Përgjithshëm, dikaster ky më i ngarkuari në këtë gjykatë, me mbi 10 mijë lëndë të trashëguara.

Me këto emërime, numri i gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit do të jetë 37, e që prapë është shumë pak në krahasim me nevojat që ka ky institucion. Gjykata e Apelit disa herë ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që krahas pozitave aktuale, të emërohen të paktën edhe 15 gjykatës tjerë.
Shtuar më 03/07/2017, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori