Nisin homazhet për kolonelin dhe Jakupin
Në hollin e Kuvendit të Kosovës kanë nisur homazhet për rivarrimin e eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit.

Pos familjarëve, në ceremoni po marrin pjesë edhe krerët e shtetit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe disa personalitete tjera kanë bërë homazhe si dhe janë nënshkruar edhe në librin e zisë të vendosur në holl.

Ndërkaq, pas homazheve, për Krasniqin dhe Jakupin do të mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar nga ora 12:30.

Kurse, ceremonia e rivarrimit do të nisë nga ora 14:00 në varrezat e dëshmorëve në kryeqytet.


Shtuar më 21/09/2018, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori