Nisin hetimet për të gjithë personat që kanë bashkëpunuar me ISIS
Pëlqej
Policia e Kosovës po përgatitet për një tjetër aksion në luftën kundër ekstremizmit fetar.

Në këtë kuadër, forcat e rendit kanë nisur të hetojnë personat e dyshuar se kanë marrë pjesë në grupe radikale terroriste në Irak ose në Siri.

“Siç dihet, deri tani janë në paraburgim ose arrest shtëpiak mbi 40 persona, por numri i atyre që janë nën hetime është më i madh. Brenda ditësh apo javësh pritet të ketë edhe arrestime të tjera të individëve që dyshohet të kenë lidhje me ISIS-in apo celula të saj nëpër botën arabe, por edhe në rajon”, ka thënë një burim pranë Ministrisë së Brendshme për lajmi.net.

Ky burim ka shtuar se hetimet po zgjerohen dhe se janë vënë në shenjestër individë, organizata joqeveritare me fonde të dyshimta, njerëz që përhapin dhunë në emër të fesë, etj. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori