Nisin hetimet ndaj kontrollorit të naftës “Saybolt Pan Adriatika”
Komisioni Kosovar i Konkurrencës ka bërë të ditur se është duke i zhvilluar hetimet ndaj operimit të kompanisë kroate “Saybolt Pan Adriatika”, që mban pozitë monopoli për kontrollimin e dokumentacionit dhe marrjen e mostrave për naftën që importohet në Kosovë.

Sipas gazetës Koha Ditore, që nga maji i këtij viti kjo kompani me seli në Kroaci, ushtron monopolin në kontrollimin e naftës që hyn në Kosovë nëpërmjet autorizimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Nga gara ishin diskualifikuar operatorët e tjerë ekonomikë për shkak se komisionet e ministrisë në të tri konkurset e mbajtura kishin konstatuar se asnjë operator tjetër nuk i plotëson kriteret për autorizim në cilësinë e trupave inspektuese për konformitetin e naftës dhe derivateve të saj që importohen në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2012, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori