Nishliu prezantoi vlerat evropiane të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të enjten këngëtaren Rona Nishliu për suksesin e arritur në Festivalin Evropian të Këngës - Eurovizion 2012, ku Rona u rendit e 5-ta në natën finale.

"Me interpretimin tuaj të veçantë dhe shumë profesional, me emocionet prej një artisteje të vërtetë, treguat cilësi kulmore, duke u vlerësuar lartë prej publikut evropian dhe prej profesionistëve evropianë të muzikës. Suksesi juaj në skenën impozante të Eurovizionit është dëshmia më e mirë që të rinjtë e Kosovës kanë vlera dhe potencial të madh në të gjitha fushat, posaçërisht në kulturë, art, shkencë dhe sport. Ju me performancën tuaj muzikore përfaqësuat në mënyrën më të mirë të mundshme, Evropianët e rinj, prezantuat vlerat evropiane të shtetit demokratik të Kosovës", tha kryeministri Hashim Thaçi në takimin me këngëtaren kosovare, Rona Nishliu. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2012, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori