Nishani: Shqipëria do të bashkohet me Kosovën
Presidenti i Republikës Bujar Nishani është i bindur se bashkimi politik mes Shqipërisë dhe Kosovës ka për të ndodhur.

“Pa asnjë diskutim që bashkimi kombëtar do të ndodhë. Por ai do të vijë në mënyrë natyrale në Evropën e Bashkuar. Ashtu sikundër shqiptarët kanë mundur të gëzojnë nga parimet e Evropës, ashtu do të gëzojnë edhe nga bashkimi kombëtar në të ardhmen”, tha Nishani.

Bujar Nishani theksoi se SHBA-ja ka qenë dhe mbetet një partner strategjik mjaft i rëndësishëm për shqiptarët, por edhe për të dyja shtetet aktuale, Kosovën dhe Shqipërinë./albeu.com/

Shtuar më 13/01/2015, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori