COVID-19: Britania me shifra rekord, më shumë se 50 mijë raste të reja sot

Numri i rasteve të reja me Covid-19 të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 50,000 për herë të parë që nga korriku.

Një total prej 52,009 u regjistruan, sipas statistikave të qeverisë.

Shkalla e rasteve me Covid-19 në Angli po vazhdon të rritet në të gjitha grupmoshat, sipas raportit të fundit mbikëqyrës javor nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar./albeu.com


Shtuar 21.10.2021 18:22