Nis viti i ri shkollor
Pëlqej
Në të gjithë Kosovën nis sot zyrtarisht viti i ri shkollor për arsimin fillor dhe atë të mesëm 2014-2015.

Ministria e Arsimit, Teknologjisë dhe e Shkencës ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet që nxënësit të nisin një vit sa më të mbarë shkollor.

Mediumet kanë shkruar se ka probleme në disa shkolla, për shkak të punëve që po kryhen në objektet shkollore.

Mbrëmë, zyrtarë më të lartë të shtetit kanë dërguar urimet e tyre për nxënësit, sidomos për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Ministri Buja do të jetë sot në përurimin e shkollës së mesme në Shtime, ku do të shpërndajë në mënyrë simbolike edhe abetare për nxënësit e klasave të para fillore "Emin Duraku" në kryeqytet. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2014, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori