Nis takimi Mogherini-Vuçiç në Beograd
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini po qëndron sonte në Beograd.

Ajo nga ora 19:00, ka nisur një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shkruajnë mediat serbe.

Ky takim vije pas arrestimit të djeshëm të shefit të Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriç, I cili kishte hyr ilegalisht në Kosovë.

Pas ngjarjeve të fundit, Ivica Daçiç mblodhi sot në një takim ambasadorët dhe shefat e misioneve ndërkombëtare, të cilëve ua prezantoi dokumentacionin e plotë mbi incidentin. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2018, ora 19:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori