Nis takimi mes delegatëve në Bruksel
Bruksel ka nisur takimi mes delegacionit serb dhe kosovar për të shpalosur zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar më 19 prill 2013. Takimi mes tyre ka nisur diku nga mesdita, në prani të ndërmjetësve europianë.

Takimi mes palëve në Bruksel po zhvillohet me ndërmjetësimin e përfaqësuesit special të BE- së në Kosovë, Fernando Gjentilini. Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Ndërsa Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme dhe siguri Catherine Ashton ka konfirmuar takimin e dy delegacioneve. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2013, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori