Nis takimi i "treshes"
Pëlqej
Takimi mes liderëve të LDK-së, AAK-së dhe NISMËS ka nisur.

Në këtë takim janë të pranishëm kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj.

Ky takim po zhvillohet në ndërtesën e partisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Liderët e "bllokut" janë takuar fill pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë PDK-së ta zgjedhë kryeparlamentarin dhe e njohu si grupimin më të madh politik në vend. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori