Rindërtimi, Rama ndan lajmin: Kur kthehen në shtëpitë e reja familjet e prekura nga tërmeti në Laç (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e së martës pamje nga procesi i rindërtimit në Laç.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij në Facebook, Rama shkruan se sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja.

“MIRËMËNGJES

dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë”, është shprehur Rama në Facebook./albeu.com/


Shtuar 28.12.2021 08:22