Berisha mblodhi qindra demokratë, Bardhi i “pret krahët”: PD nuk e njeh referendumin!

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditën e sotme nisi turin e  takimeve për të kundërshtuar vendimin e Bashës për përjashtimin nga Grupi Parlamentar i PD.

Por sipas Bardhit, referendumi i paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha me firmat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike mund të mos funksionojë.

I ftuar në “Open”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se statuti i Partisë Demokratike nuk e njeh referendumin.

Ai shtoi se nëse ndryshohet statuti, mund edhetë bëhet, por referendumi është diçka që njihet nga Partia Socialiste.

“PD-ja nuk e njeh referendumin. PS-ja e njeh, kryetari i asaj partie është zgjedhur me referendum, por jo PD-ja. Statuti nuk e pranon. Kuvendi Kombëtar mund të ndryshojë statutin, kjo mund të ndodhë,”- tha Bardhi. /albeu.com/

 


Shtuar 16.09.2021 22:48