Nis riaktivizimi i aeroportit të Gjakovës
Aeroporti i Gjakovës do të vihet në funksion së shpejti. Lajmin e ka bërë të ditur edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, duke shtuar se Qeveria e Kosovës ka hapur konkurs për drejtor të kësaj ndërmarrje publike.

Kusari-Lila thotë se konkursi për drejtor të Aeroportit të Gjakovës, është edhe hapi i parë i riaktivizimit të këtij aeroporti.

Përmes këtij publikimi, Kusari – Lila, ka bërë thirrje edhe për kandidatët e përgatitur që të aplikojnë për këtë vend pune.

Ky konkurs së bashku me kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët mund të gjendet edhe në faqen e Qeverisë së Kosovës. Afati i konkursit është i hapur prej datës 19 janar 2015 deri më datën 18 shkurt 2015. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2015, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori