Nis puna për Asociacionin, Lista Serbe e kërkon sipas Brukselit
Nën presionin për të ecur përpara me dialogun e Brukselit, Kosova ka ndërmarrë hapin e radhës drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Të enjten Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me presidentin Hashim Thaçi kanë riaktivizuar ekipin menaxherial, i cili do të bëjë hartimin e statutit për Asociacionin e dakorduar me Serbinë.

Ky proces, sipas Qeverisë, do të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.
Shtuar më 06/04/2018, ora 07:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori