Blloqet politike "përplasen" në Kushtetuese
Pëlqej
UPDATE - Sipas procedurave, pas seancës dëgjimore, paneli i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të vazhdoj konsultimin e brendshëm deri në marrjen e vendimit me anë të votimit të fshehtë.

Ky vendim, sipas afatit ligjor mund të merret deri më 18 shtator, ndonëse pritjet e partive politike janë që vendimi të merret më herët për shkak të vakuumit institucional në Kosovë


10:36 - Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson LDK-në në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë se kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese ta shpallë të papranueshme kërkesën e PDK-së.

Osmani ka thënë se nëse vendimi jepet në favor të Partisë Demokratike të Kosovës atëherë do të ishe në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese.

Përfaqësuesi nga Partia Demokratike e Kosovës, Arsim Bajrami theksoi se para se të paraqes vendimin kujtoi rëndësinë e zgjedhjeve, duke shtuar se këto ishin zgjedhjet më të mira të pas luftës.


10:18 Dy blloqet kryesore politike, nga njëra anë koalicioni LDK-AAK-NISMA, mbështetur nga VV-ja dhe nga ana tjetër PDK-ja, po ballafaqojnë argumentat dhe kundër-argumentat në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo seancë do të mbahet pas kërkesës së PDK-së, pasi kjo e fundit kishte marrë vendim që ta pezullonte postin e kryetarit të Kuvendit që mbante lideri i LDK-së, Isa Mustafa, deri në marrjen e një vendimi tjetër përfundimtar.

Partitë i kanë zgjedhur tashmë edhe përfaaqësuesit e tyre që do të flasin për 10 minuta në gjykatë.

PDK ka zgjedhur që të përfaqësohet me Arsim Bajramin, i cili është profesor i së drejtës kushtetuese, ndërsa blloku do të përfaqësohet nga juristja, njëherësh deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Kurse, Lëvizja Vetëvendosje! do të përfaqësohet nga deputetja Albulena Haxhiu dhe këshilltari ligjor i kësaj lëvizje Armend Shkoza.

Indeksonline mëson po ashtu, se prezentë janë edhe përfaqësuesuesit e LDK-së, Vjosa Osmani, dhe Xhavit Bajrami.

Nga Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës, është përfaqësuesi i kësaj partie Ardian Gjini. /albe.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori