Ka filluar zyrtarisht nga Forcat e Sigurisë së Kosovës çminimi i fushave të minuara. Fillimisht operacioni ka nisur në parkun e Gërmisë, e cila është e vetmja hapësirë e pa pastruar nga minat.
KTV transmeton se, komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Kadri
Kastrati, ka thënë se arsyeja e vetme pse kjo pjesë ka mbetur ende e pa pastruar ka qenë mungesa e mjeteve të specializuara për këtë çështje. Por ai ka garantuar së në bashkëpunim me shtetin Suedez, i cili u ka ofruar atyre mjetet e nevojshme për çminimin e minave gjatë këtij
viti kjo pjesë e Gërmisë përfundimisht do të jetë e pastër.
“Ne ekipet tona i kemi shpërndarë edhe në pesë lokacione në Kosovë,dhe në bazë të planit të FSK-së, parashihet që gjatë këtij
viti të pastrohen të gjitha fushat e minuara”, ka thënë
Kastrati. Që nga paslufta në Kosovë kanë humbur jetën 115 persona dhe mbi 400 të tjerë kanë mbetur të lënduar, prej minave që kanë mbetur të pa shpërthyer. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2013,
ora 16:51