Ministrja britanike: Krenare që kemi dëbuar 1 mijë shqiptarë, nuk ndalemi

Ministrja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel, ka treguar sot se do të vijojë puna për largimin e emigrantëve të paligjshëm.

Patel ka deklaruar gjithashtu se që nga fillim i vitit Britania ka dëbuar 1 mijë e 741 “shkelës” të huaj duke përfshirë këtu, 487 shqiptarë.

“Pothuajse 1 mijë shqiptarë në total janë kthyer në vendin e tyre”, tha ajo.

Sipas saj, fokusi i ripërtërirë te largimet, pjesë e Planit të Ri për Emigracionin, po përmbush angazhimin e qeverisë.

Ditën e djeshme Patel ra dakord për një marrëveshje historike me Pakistanin, për të dëbuar shtetasit pakistanezë pa të drejtë ligjore që qëndrojnë në MB, duke përfshirë kriminelët, azilkërkuesit dhe shkelësit e imigracionit.

“Kjo punë tregon se ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të hequr ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu dhe jam krenar që kemi larguar pothuajse 1 mijë ‘shkelës të huaj’, kryesisht shqiptarë deri më tani, përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB”, u shpreh ajo.

Sipas saj, ky është vetëm fillimi, pasi shtoi se ka ngarkuar ekipet e Ministrisë të ripërtërijnë ndjekjen e kriminelëve të rrezikshëm që shkatërrojnë jetë dhe komunitete dhe i lënë viktimat dhe familjet e tyre të marrin pjesët.