Nis gara ndërkombëtare " Owlypia" në Kosovë, sfida e radhës në Cambridge dhe Boston (FOTO LAJM)

Në shkollën Mehmet Akif sot ka nisur gara ndërkombëtare "Owlypia-The Intellectuals’ Challenge" ku nxënës nga të gjitha shkollat e rrjetit Mehmet Akif sfidojnë veten për të kapur çmimet e para.

Kordinatorja e garës Owlypia, Leanne Stott u shpreh se këtë vit kanë zgjedhur edhe Prishtinën si një ndër tre vendet ku do të mbahet gara globale. Kurse kordinatori i Mehmet Akif për garën, Ali Oztoprak theksoi se është kënaqësi të shohësh nxënësit tanë që po garojnë në arenën ndërkombëtare.

Owlypia është një konkurs emocionues ndërkombëtar për nxënësit e moshës 11-14 vjeç dhe 15-18. Këtë vit edicioni i parë ka nisur në Prishtinë dhe më pas fituesit e vendeve të para do të kenë mundësi të marrin pjesë në garat që do të mbahen në Cambridge dhe Boston.

E sipas Stott, Owlypia synon të frymëzojë kuriozitetin intelektual në çdo mendje të re dhe ka një temë qendrore çdo vit.

“ Sot jemi në Prishtinë, Kosovë për Owlypia - Sfida e Intelektualëve e cila është një platformë ndërkombëtare për nxënësit e moshës 11-14 vjeç dhe 15-18 . Një platformë ku mendoni, shkruani, diskutoni dhe shijoni!

Ne kemi udhëtuar kudo në botë; kjo është ngjarja jonë e tetë dhe ne jemi të ngazëllyer që jemi këtu në Prishtinë, Kosovë dhe presim me kënaqësi për disa ditë të mbushura me argëtim.
Studentët konkurrojnë në skuadra, si dhe sfidat individuale. Është e gjitha në anglisht dhe ndihmon në ndërtimin e besimit të tyre dhe forcimin e aftësive të tyre.” tha Leanne Stott.

Kurse kordinatori i Mehmet Akif për Owlypia, Ali Oztoprak u shpreh se kjo është një sfidë frymëzuese.

“Në këtë garë nxënësit përdorin edhe metoda të reja të mësimit si psh: përdorimin e teknologjisë në edukim. Gjithashtu është një metodë frymëzuese dhe ndihmon në rritjen e besimit tek nxënësit. Shkolla jonë vazhdimisht merr pjesë në garat ndërkombëtare pasi mendojmë se është një element i rëndësishëm në edukimit e nxënësve duke u sfiduar me botën që nga kjo moshë. Tashmë fituesit do ta përfaqësojnë shkollën por edhe vendin e tyre në Angli dhe SHBA.” tha ai.

Shkollat Mehmet Akif njihen për edukimin cilësor në Kosovë dhe çdo vit nxënës të kësaj shkolle fitojnë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shtuar më 24/04/2019, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori