Immobile bën me “dhimbje koke” Lazion, dëmtohet para ndeshjes me Alkamaar

Ciro Immobile ndalet sërish. Në ndeshjen e fituar në fushën e Napolit, sulmuesi i Lazios ka pësuar një problem në kofshën e majtë dhe të dielën ka pasur edhe dhimbje në kyçin e këmbës.

“Bomberi” bardhekaltër ka qëndruar në palestër, për rrjedhojë ka munguar në stërvitje me skuadrën.

Në mëngjes ai iu nënshtrua analizave, të cilat zbuluan një dëmtim të shkallës së parë në kofshën së majtë.

Immobile do të humbasë ndeshjen e së martës kundër AZ Alkmaarit, e para e raundit të 1/8-ave të Conference League-s dhe me shumë mundës edhe derbin kundër Romës më 19 mars.

Sipas raportimeve që vijnë nga klubi i Lazios, në fakt, vetëm në ditën në vijim do të mund të përcaktohet më saktë koha e rikuperimit për 33-vjeçarin.


Shtuar 6.03.2023 16:38