Presidenti i Serbisė, Tomisllav Nikolliē, ka pritur sot nė
Beograd sekretarin e jashtėm britanik, William
Hague.
Siē raportojnė
mediat serbe, Nikolliē dhe
Hague janė pajtuar se tė gjitha ēėshtjet e pazgjidhura nė mes tė Beogradit dhe Prishtinės duhet tė zgjidhen pėrmes dialogut.
Nikolliē mėsohet tė ketė thėnė se Serbia ėshtė e gatshme qė tė bėjė shumė kompromise, porse "njė gjė tė tillė duhet ta bėjė edhe pala kosovare".
Serbia ėshtė e gatshme pėr tė gjitha zgjidhjet qė mundėsojnė jetė mė tė mirė pėr qytetarėt e Kosovės dhe qė janė nė pėrputhje me Kushtetutėn e shtetit tonė, ka thėnė presidenti serb.
Hague, nė anėn tjetėr, ka mirėpritur vendosmėrinė e Serbisė nė rrugėn drejt BE-sė, raportojnė
mediat nė
Beograd.
Hague do tė takohet sot edhe me kryeministrin e Serbisė, Ivica Daēiē.
Ai ka arritur nė
Beograd, pas qėndrimit nė Prishtinė. Nė kryeqytetin kosovar,
Hague ka takuar presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaēi dhe zyrtarė tė tjerė tė shtetit.
Shtuar më 25/10/2012,
ora 16:22