Nikoliq: Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarsinë e Kosovës
Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se administrata në Prishtinë të trimërohet nga dikush se dialogu që po zhvillohet në fund do të shpie te kjo njohje.

Kjo është një deklaratë që ai e ka dhënë gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Letonisë Edgars Rinkeviçsh.

"Sa i përket çështjes së Kosovës, Beogradi ka hyrë seriozisht në dialog me Prishtinën, sepse jemi shumë të interesuar për zvogëlimin e tensioneve dhe për krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët e Kosovës e Metohisë, për çfarë, përndryshe, na detyron edhe Kushtetuta. Megjithëkëtë, Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e krahinës së saj jugore dhe nuk është mirë që kushdo ta trimërojë administratën në Prishtinë se ky është qëllimi përfundimtar i dialogut që po zhvillohet ", ka thënë Nikoliq.

Serbia, ka shtuar Nikoliq, do të përpiqet që në mënyrën më të mirë të përmbushë 34 kapitujt, të cilët ai i quajti standard, dhe la pa përmendur kapitullin 35 i cili ka të bëjë me Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori