Nikoliq: Kosovës autonomi si në RSFJ, veriu me Serbinë
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq , ka prezantuar platformën e re për Kosovën, e paralajmëruar me zhurmë si një "zgjidhje moderne" e gjetur. Kjo është një platformë që brenda dy ose tri ditësh të shkojë në duar të kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, shkruan gazeta serbe 'Politika'.

Gazeta citon se, Nikoliq do të propozojë që veriu i Kosovës të vazhdojë të trajtohet në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, ndërsa territori 'jashtë' Asociacionit Serb të Komunave do të kishte trajtimin "që shqiptarët e kishin në ish – RFSJ".

Ndërkohë presidenti serb nuk e përmend realitetin e ri të krijuar në Kosovë pas luftës dyvjeçare ndërmjet Kosovës e Serbisë, gjatë të cilës forcat serbe kryen krime çnjerëzore mbi shqiptarët, ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e kësaj pavarësie nga 100 shtete të botës

Ndër të tjera Nikoliq propozon një federatë me Kosovën, duke harruar po ashtu se të gjitha federatat në ish-Jugosllavi përfunduan, madje edhe ajo ndërmjet 'si vëllezërve' të Serbisë e Malit të Zi. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2015, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori