Nikoliq: Kosova pjesë përbërëse e Serbisë
Tomislav Nikoliç
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar të shtunën se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë” dhe “e tillë do të mbetet”. “Dikush mund ta trajtojë ndryshe këtë çështje, por derisa ne nuk e japim Kosovën, atë nuk mund të na e marrë askush”, ka thënë Nikolliq, transmetojnë mediat serbe.

Duke komentuar kushtet që duhet të përmbushë Serbia në rrugën drejt Bashkimit Evropian, të cilat së fundmi i kanë paraqitur disa zyrtarë gjermanë, Nikoliq ka thënë se shtetet e tjera, kuvendet dhe qeveritë mund të shprehin qëndrimin e tyre, por Kosova mbetet pjesë e Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2012, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori