Nikoliq dhe Irinej flasin për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq është takuar ditën e sotme me patriarkun e Kishës Ortodokse serbe, Irinej. Ata së bashku kanë biseduar rreth çështjes së Kosovës, duke theksuar se për të zgjidhur këtë çështje është i nevojshëm uniteti absolut.

“Problemi është shumë i madh dhe për ne është shumë e rëndësishme që të jemi të bashkuar rreth Kosovës”, u ka thënë Irinej gazetarëve, pas bisedimeve me Nikoliqin, transmeton Express.

Nikoliq ka thënë se Serbia do të zgjidhë “problemin e Kosovës” duke mos dëmtuar Kushtetutën e saj, as sovranitetin dhe as sigurinë e serbëve në Kosovë. /albeu.com/

Shtuar më 13/05/2013, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori